EA Sports shfaq pamjen e parë të Ronaldo-s me fanellën e Juventus

Futboll

EA Sports shfaq pamjen e parë të Ronaldo-s me fanellën e Juventus

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 19:41
Cristiano Ronaldo

Përveç Kupës së Botës, nuk ka pasur asnjë histori më të madhe vere se kalimi i Cristiano Ronaldo-s tek Juventus.

Por transferimi i portugezit do t’i ketë shkaktuar jo pak dhimbje koke EA SPorts duke ditur që ai është në kopertinën e FIFA 19.

Por fatmirësisht, FIFA ka pasur aq kohë sa për ta rregulluar me fanellën e re dhe për ta shfaqur në mënyrë dixhitale në FIFA 19 bashkë me shokët  e ekipit.

Ai shfaqet përkrah Giorgio Chiellini, Douglas Costa, Paulo Dybala dhe Emre Can që sapo i është bashkuar klubit italian nga Liverpool.

Nëse Ronaldo do të mbajë aftësinë e përgjithshme 94 te FIFA, ai do të jetë lojtari më i mirë i kampionatit italian në 13 vitet e fundit.

Fatmirësisht nuk do të presim shumë për të luajtur Ronaldo-n tek Juventus, pasi pritet që versioni demo i FIFA 19 të dalë në treg shumë shpejtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat