Sulmuesi i Milan drejt Madridit, mungon vetëm “po” e kuqezinjve…

Futboll

Sulmuesi i Milan drejt Madridit, mungon vetëm “po” e kuqezinjve…

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 20:45
Nicola Kalinic

Gjithçka është gati, Nicola Kalinic do të largohet nga Milan pas një sezoni shumë të vështirë, i cili u mbyll edhe me përjashtimin nga kombëtarja e Kroacisë në Kupën e Botës.

Karriera e tij do të vazhdojë në Spanjë, atje ku sipas radios “Cadena Ser”, marrëveshja mes Atletico Madrid dhe futbollistit është arritur dhe tani pritet përgjigja “po” e Milan, që nuk do të vonojë më shumë se fundjava e ardhshme.

Kalinic do të kalojë te skuadra e Simeone në formën e huazimit me detyrim blerje në qershor 2019 për shumën e 18 milionë eurove.

Milan shpenzoi 22 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina në sezonin e kaluar, por ai u paraqit poshtë nivelit të pritshmërive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat