Venger rrëfen dramën: 22 vitet te Arsenali më larguan nga familja!

Futboll

Venger rrëfen dramën: 22 vitet te Arsenali më larguan nga familja!

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 08:13
Arsen Venger

Gjatë një interviste të dhënë për RTL Arsen Venger kthehet të flasë për “fiksimin” e tij…

Arsenali dhe Venger: 22 vjet bashkë. Një lidhje shpirtërore dhe jo vetëm ekonomike dhe ambicioze, e cila u shkëput majin e shkuar, kur francezi dha lamtumirën, pas një jete të tërë si “gunners”.

“Ndoshta ishte gabim që qëndrova 22 vjet, jam një person që më pëlqen të lëviz, por jam i afeksionuar edhe pas sfidave. Le të themi që kam qëndruar i burgosur në sfidën time. Një fiksim, obsesion që të qëndron ngulitur në kokë dhe mendon natë e ditë”.

“Sakrifikova gjithçka dhe bëra të vuajnë shumë persona pranë meje. Lashë pas dore familjen, të dashurit. Zgjohesha në 3 të mëngjesit dhe mendoja për taktikën, për skuadrën që do të hidhja në fushë. Fantazia ime më e madhe ishte skuadra që luante mirë dhe bukur”.

Po tani, çfarë do të bëjë?

“Nuk e di ende. Do të flas pas disa kohësh. Ndoshta, do të përcjell eksperiencën që akumulova gjithë këto vite”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat