Ancelotti kërkon yllin argjentinas

Futboll

Ancelotti kërkon yllin argjentinas

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:04
Argjentina

Angel Di Maria mund të largohet nga Paris Saint-Germain duke u transferuar në Serie A.

Carlo Ancelotti ka kontaktuar me një përforcim të madh te Napoli.

“Corriere dello Sport” raporton se trajneri i ri i Napolit ka filluar diskutimet me Angel Di Marian, në lidhje me transferimin e tij në “San Paolo”.

Ylli argjentinas pritet të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë merkatos së verës.

E ardhmja e tij mund të jetë te skuadra e Napolit.

I vetmi problem që mund ta pengojë transferimin e tij është rroga prej 10 milionë euro në sezon që aktualisht përfiton tek ekipi i pasur francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat