Dalic: Nuk do ta ndërroja stolin e Kroacisë me atë të Brazilit, apo të Barcelonës

Futboll

Dalic: Nuk do ta ndërroja stolin e Kroacisë me atë të Brazilit, apo të Barcelonës

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:11
Dalic dhe Modric

Zlatko Dalic tha se ai mund të trajnerojë Brazilin, ose Barcelonën, por stoli i Kroacisë do të mbetet gjithmonë puna e tij e preferuar, pas çuarjes së vendit të vet drejt finales së Kupës së Botës.

Kroacia bëri historinë nën drejtimin e trajnerit Dalic, pas paraqitjes së saj të parë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, ku humbi 4-2 ndaj Francës.

Dalic dhe Kroacia fituan admirues në gjithë botën për futbollin e tyre, gjatë gjithë turneut, ndërsa kombi ballkanik u përshëndet nga rreth gjysmë milioni tifozë në rrugët e Zagrebit, duke iu rezervuar një pritje të jashtëzakonshme nënkampionëve të botës, pavarësisht humbjes në finale.

Duke reflektuar mbi atë që ndodhi në Botërorin e Rusisë, Dalic tha në një fjalim emocional: “Unë mund të jem trajner i Brazilit, apo i Barcelonës, por kjo gjithmonë do të jetë puna e preferuar, për të udhëhequr ekipin kombëtar kroat. Ende ka hidhërim, sepse duhej të fitonim trofeun, por nëse dikush më kishte ofruar që të isha në finale përpara Kupës së Botës, të gjithë do ta kishim marrë me vrap këtë pozicion”.

Dalic zëvendësoi Ante Cacic në tetor, ndërsa Kroacia luftoi gjatë kualifikimit të Kupës së Botës. 51-vjeçari mbikqyri një ndryshim në fat, duke e udhëhequr Kroacinë me sukses ndaj Greqisë, në “play-off”, para se vendi i tij të shënonte në “Rusia 2018”.

Kroatët fituan ndaj Argjentinës, Rusisë, Anglisë dhe Danimarkës, gjatë garës së tyre mbresëlënëse, me liderin e mesfushës, Luka Modriç, duke fituar nderimet më të larta individuale për shfaqjet e tij gjatë gjithë garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat