Ancelotti nuk ndalet, tani kërkon sulmuesin e Realit

Futboll

Ancelotti nuk ndalet, tani kërkon sulmuesin e Realit

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:37
Carlo Ancelotti

Me ardhjen e Carlo Ancelottit klubi i Napolit është një nga më të përmendurit në tregun e transferimeve.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka shprehur gatishmëri të plotësojë dëshirat e teknikut italian, në mënyrë që napolitanët të jenë sa më konkurrues në sezonin e ri.

Pas zërave për Edinson Cavanin e Paris Saint Germait, tani ka thashetheme për një tjetër lojtar.

Sipas Daily Star, është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Për francezin Napoli në ditët në vazhdim pritet të bëjë ofertë në vlerë 45 milionë euro.

Në sezonin e fundit me Los Blancos ylli 30-vjeçar ka shënuar 12 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat.

Benzema mund të largohet nga Reali për të rritur fondet për blerjen e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat