Bonucci ka marrëveshje mes PSG

Futboll

Bonucci ka marrëveshje mes PSG

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:34
Bonucci

Bonnuci pritet të jetë lojtari i cili do të largohet nga skuadra e Milanit.

Referuar njoftimeve të ‘TuttoMercatoWeb’, drejtori sportiv i PSG, Henrique Antero, gjatë ditës së martë ka vendosur kontakte me Alessandro Lucci, menaxherin e mbrojtësit dhe kapitenit të Milan, Leonardo Bonucci. 

Kontakte me qëllim finalizimin e transferimit të futbollistit të përfaqësueses italiane, nga Milan në Seria A, drejt PSG në Ligue 1.

Sipas burimeve të ‘TMW’, mes palëve ka një marrëveshje, të mirëpërcaktuar mes klubit francez dhe menaxherit të 31-vjeçarit të kuqezinjve. 

Të enjten parashikohen kontakte të tjera mes PSG dhe menaxherit Lucci, me pritshmëritë për një akord final, çka do t’i hapte derën ofertës zyrtare të Nasser Al-Khelaifi për Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat