Donnarumma mund të përfundoj tek Chelsea

Futboll

Donnarumma mund të përfundoj tek Chelsea

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:49
Donnarumma

Lajme jo të mira qarkullojnë gjithandej nëpër media për klubin rosoner të Milanit.

Pas lajmeve që Bonnuci pritet të largohet nga San Siro, një tjetër largim i madh pritet të ndodh.

Kësaj radhe është portieri Donnarumma, ai i cili pritet të transferohet në Londër , përkatësisht te skuadra e Chelseas, shkruan KosovaPress.

Sipas të gjitha gjasave largimi i portierit belg te Chelsea, Courtois pritet të ndodh shumë shpejt dhe zëvendësuesi i tij do të jetë Donnarumma.

Në garë për italianin e ri ishte edhe Liverpooli, por ekipi i Klopp si duket ka hequr dorë nga portieri i Milanit dhe pritet që shumë shpejtë ta përfundojë marrëveshjen me Alisson portierin brazilian të Romës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat