Gerrardi në Shkup pyetet për transferimin e Shaqirit në Liverpool, ja çka thotë legjenda e të “kuqve”

Futboll

Gerrardi në Shkup pyetet për transferimin e Shaqirit në Liverpool, ja çka thotë legjenda e të “kuqve”

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:56
Gerrardi në Shkup pyetet për transferimin e Shaqirit në Liverpool, ja çka thotë legjenda e të “kuqve”

Gazetari i gazetës Lajm në Maqedoni, Reshat Ibrahimi, ka shfrytëzuar pres-konferencën për media pas ndeshjes Shkupi-Glazgow Rangers, ta pyes trajnerin e skuadrës mike, Steven Gerrard, si një legjendë e Liverpoolit, për angazhimin e Xherdan Shaqirit te të kuqtë nga “Anfield”, dhe nëse reprezentuesi i Zvicrës, i lindur në Kosovë, mund të jetë një Gerrard i ri.

“Nuk mund të flas shumë për këtë pyetje, sepse këtu jemi për Glazgov Rangersin dhe për këtë ndeshje.

Xherdan Shaqiri është lojtar shumë i mirë, i talentuar dhe interesant. I dëshiroj shumë suksese, edhe pse ne jemi lojtar me profile të ndryshme”, deklaroi Gerrard, trajneri i Glazgoë Rangers.

Gazetari Ibrahimi e ka përgëzuar Gerrardin për kualifikimin, duke i uruar atij që të arrijnë në finale të Ligës së Europës.

Kujtojmë se, ndeshja, Shkupi-Glazgow Rangers, e vlefshme për turin e parw eliminatorë në Ligën e Europa, përfundoi 0-0 në Shkup, por mysafirët kaluan tutje falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat