Real Madridi fillon stërvitjet me trajnerin e ri

Futboll

Real Madridi fillon stërvitjet me trajnerin e ri

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 14:17
Nën urdhërat e Julian Lopeteguit, skuadra ka mbajtur sesionin e paraditës derisa ai i pasditës do të zhvillohet më vonë.

Real Madridi ka filluar fazën përgatitore para fillimit të ediconit të ri të La Ligës.

Nën urdhërat e Julian Lopeteguit, skuadra ka mbajtur sesionin e paraditës derisa ai i pasditës do të zhvillohet më vonë.

Përderisa kryesia e klubit është në vlugun e kërkimeve për përforcime të mundshme, Los Blancos kanë filluar me turin parasezonal dhe po ushtrojnë nga dy herë në ditë.Nuk ka pasur mungesa përveç atyre që tashmë kanë konfirmuar largimin nga Santiago Bernabeo

Kujtojmë që Real Madridi, fituesi i trefishtë me rradhë i Ligës së Kampionëve, garës më të madhe për klube në botë, ka pësuar ndryshime, duke filluar nga shtabi teknik ashtu edhe te lojtarët kryesor si Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat