Ramadani: Mbaroi Europa

Futboll

Ramadani: Mbaroi Europa

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:30
Ramadani: Mbaroi Europa

Shkupi me gjithë lojën e mirë nuk avancoi në rrethin e dytë të eliminatorëve të Europa League. Shkupjanët u eliminuan nga Rangers-i nga Skocia, pasi që sfidën e parë e humbën me 2:0, kurse në atë të kthimit në Shkup u ndanë baras (0:0). Kryetrajneri Zekirija Ramadani lavdëron futbollistët e tij për lojën e mirë. “Një e lumtë e madhe për të gjithë futbollistët që dhanë maksimumin. Një lumtë e madhe për ‘Shvercerat’, për spektaklin e dhënë në tribuna. Një falënderim për ‘Shvercerat’ dhe të gjithë shikuesit tjerë për mbështetjen që na dhatë gjatë 90 minutave. Shpresojmë që do të ju gëzojmë herave tjera, na vjen keq që këtë vit këtu mbaroi Europa”, ka thënë Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat