Mesfushori spanjoll dëshiron të luajë përsëri për gjigantin katalanas.
Thiago Alcantara gjithnjë e më larg Bayern Munichut.
Mesfushori i kombëtares së Spanjës kërkon të kthehet në klubin ku edhe e ka nisur karrierën.
Sipas gazetës gjermane Bild, Alcantara do të largohet brenda kësaj vere dhe mundësia më e madhe është rikthimi te klubi i Barcelonës.
Gjithnjë sipas kësaj gazete trajneri i ri i bavarezëve, Niko Kovaç nuk e pëlqen shumë futbollistin dhe dëshiron ta shes gjatë këtij afati kalimtar nga ana tjetër edhe katalanasit janë të gatshëm që të paguajnë shumën që kërkon skuadra gjermane për Alcantaran.