Dejan Lovren nuk ka për ta harruar kurrë qytetin, Karllovc i cili ep ranoi si refugjatë. Mbrojtësi i Liverpoolit, ka lindur në Bosnje dhe kur ka filluar lufta u largua me familjen për të jetuar në Munih.
Megjithatë prindërit e tij nuk kishin dokumnetat e duhura për të jetuar në Gjermani dhe u zhvendosën në qytetin Karllovc. Ndërkohë pas Botërorit, Luvren shkoi në këtë qytet dhe e ka vendosur medaljen te varri i shokut të tij, Miroslav Misiç.
Ndërkohë ai u shpreh se: “Unë kurrë nuk do ta harroj Karllovcin, ishte qyteti i parë që më pranoi mua si refugjatë pas largimit nga Gjermania,”. Kur shkoi te varri dhe la medaljen ai shkruajti: “Kjo medalje është e juaja".