Përparësitë në anën e Prishtinës kundër Fola Esch

Futboll

Përparësitë në anën e Prishtinës kundër Fola Esch

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga ndeshje në Esch

Prishtina me ngulmë kërkon kualifikimin në rrethin tjetër të Europa League në futboll. Bardhekaltrit janë të motivuar në çdo aspekt sidomos të trimëruar pas barazimit (0:0) në Luksemburg me ekipin Fola Esch.

Sfida e kthimit luhet nesër në orën 19.00, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku pritet një numër i madh i shikuesve sidomos tifozëve ‘Plisave’ në përkrahje të Prishtinës. Prishtina me kapitenin Armend Dallku pretendojnë fitore dhe të vazhdojnë më tutje.

Kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka paralajmëruar futbollistët e tij që të jenë të kujdesshëm sepse nuk do të jetë lehtë ndaj Fola Esch. Në fakt, Prishtina ka ekip shumë të mirë dhe ana tjetër e medaljes është se e njohin mjaft mirë kundërshtarin sidomos nga vjen rreziku më i madh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat