Ish-lojtari i Milan bashkon forcat me Will Smith

Futboll

Ish-lojtari i Milan bashkon forcat me Will Smith

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:38
Will Smith

Ish-lojtari i AC Milan, Keisuke Honda, i është bashkuar yllit të Hollywood Will Smith për të nisur një ndërmarrje.

Japonezi, i cili ka luajtur për tre sezone me Milan-in, aktualisht luan me Pachuca-n.

Sot Nikkei Asain Review zbulon se lojtari dhe aktori i mirënjohur Will Smith do të marrin rreth 100 mln $ nga investitorë japonezë për t’i përdorur për kompanitë e tjera dhe eventualisht do të bëjnë rreth 1 miliard $.

“Dua të ndërtoj ura mes investitorëve japonezë dhe bizneseve ndërkombëtare,” shprehet Honda.

Honda dhe Smith pritet të intervistojnë personalisht kandidatët.

Mesfushori nuk është i pari ish-lojtar Kuqezi që i hyn biznesit pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe Mathieu Flamini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat