Talenti hasanbegas kalon provat te gjermanët e TSV Milbertshofen

Futboll

Talenti hasanbegas kalon provat te gjermanët e TSV Milbertshofen

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:13
Sali Aliji

Futbollisti i talentuar, Sali Aliji (U15), që sezonin e kaluar luante tek Fortuna 2009 nga Hasanbegu i Shkupit, kohë më parë kishte marrë ftesë nga skuadra  gjermane  TSV Milbertshofen, për t’u provuar për një kohë.

Siç njoftojnë nga klubi i tij amë, Aliji me sukses ka kaluar provat tek kjo skuadër, ashtu që këta tashmë e kanë pajisur atë me të gjitha dokumentet për transferimin e tij tek skuadra gjermane. Sipas paralajmërimeve nga Gjermania, Aliji  që në muajin nëntor do ti mbushë  të 15-at, në skuadrën e tij të re do angazhohet tek U16 dhe U17-të, pasi gjatë provave me efikasitetin e tij ka lënë të kënaqur trajnerët e këtyre grupmoshave.  Ai në kampionatin e U15 të Maqedonisë (2017/18) me skuadrën e tij (Fortuna 2009) doli kampione e rajonit të Shkupit dhe Kumanovës. Aliji  në 22 ndeshje ka shënuar 29 gola.

Image

Jo rrallë herë drejtuesit e kësaj skuadre në të cilën luajnë fëmijë nga vendbanimet përreth si Haraçina, Straçinca e Inxhikova, kanë potencuar se synimi i tyre është që të krijojnë futbollist të rinj.  Për 9 vite veprimtari “Fortuna 2009”, nga radhët e veta përfaqësueses U15 dhe U16 të Maqedonisë i ka dhënë nga një futbollist, ndërsa në Akademinë e UEFA-së & FFM, për çdo vit participon me së paku një futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat