Laçi bën mrekullinë, eliminon Anorthosisin

Futboll

Laçi bën mrekullinë, eliminon Anorthosisin

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:10
Laçi bën mrekullinë, eliminon Anorthosis

Laçi është kualifikuar në raundin e dytë të Europa League pasi ka mundur 1:0 qipriotët e Anorthosis në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e luajtur sot në Laç ka qenë e luftuar nga të dyja palët, me vendasit që kanë krijuar disa raste kërcënuese, por që nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë si duhet.

Të paktën deri në minutën e 88-të, kur Uzuni ka dërguar në rrjetë topin me një goditje me kokë pas një krosi perfekt të Sefgjinit.

Dy minuta më vonë ka ardhur goli i barazimit i qipriotëve, por që është anuluar nga arbitri. Kështu, lojtarët e Prengës kanë arritur të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar para një jave në Qipro dhe vazhdojnë ëndrrën eruropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat