Befason Monchi: Ja pse po largohet Alisson

Futboll

Befason Monchi: Ja pse po largohet Alisson

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:23
Mario Monchi

Drejtori Sportiv i Romës, Mario Monchi ka dalë sot në konferencë për shtyp, për të shoqëruar Justin Cluivert, në prezantimin e tij zyrtar si futbollist i verdhekuqve.

Monchi foli për transferimin e portierit brazilian, Alisson te Liverpooli, për një shifër rekord të paguar ndonjëherë për një portier, por edhe për objektivat e skuadrës.

“Alisson është një portier i jashtëzakonshëm, por oferta e ardhur nga Liverpooli ishte jashtë parametrave të merkatos dhe nuk mund ta refuzonim. Tani Alisson ndodhet në Angli dhe nëse çdo gjë shkon me sukses, do të zyrtarizojmë edhe marrëveshjen. Kemi larguar dy lojtarë këtë merkato, por kemi afruar 10 të tjerë, shumë prej të cilëve janë të rinj dhe gati për të shpërthyer. Unë e bëj me pasion këtë punë dhe kam bindjen se në 2-3 vite do të rikthehemi të jemi fitues”, deklaroi Monchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat