E duan nga gjithë Europa

Futboll

E duan nga gjithë Europa

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:52
Ante Rebiç

Ante Rebiç ishte nga ata lojtarë që impresionojnë këtë Botëror dhe tashmë të gjithë po trokasin në derën e Frankfurtit për të pasur shërbimet e tij. I pari është Bajern Mynihu, të cilët nuk i shpëton asnjë element që shkëlqen në Budesligë.

Rebiç është një sulmues anësor dhe do të ishte një opsion i mirë për Kovaçin. Sipas “Sport Bild” edhe Ançeloti po përdor lidhjet e tij për të afruar kroatin te Napoli. Gjithashtu në Angli ka interes nga Junajtid dhe Arsenal. Ndoshta gjëja më e sigurt është se Rebiç nuk do të luajë për Frankfurtin sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat