Presidenti i La Ligas: Ronaldo u largua nga Spanja për shkak të taksave të larta

Futboll

Presidenti i La Ligas: Ronaldo u largua nga Spanja për shkak të taksave të larta

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:52
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez para pak ditësh ka nënshkruar me Juventusin në Serie A.

Javier Tebas, mendon se arsyeja kryesore e largimit të Cristiano Ronaldos nga Spanja janë taksat e larta që ka ky shtet në krahasim me vendet e tjera.

Ronaldo la Real Madridin pas nëntë viteve të kaluara në Santiago Bernabeu për t’iu bashkuar Juventusit në Itali.

“Ronaldo do të përfitojë më shumë para në Itali sesa këtu (në Spanjë), prandaj ne jemi në disavantazh”, ka thënë Tebas për Marca.

“Ky është një problem për ne sepse na kufizon në garë me tregun ndërkombëtar të lojtarëve, pasi ata do të zgjedhin të luajnë në shtete ku fitojnë më shumë”.

“Nga të gjitha ligat e mëdha, Spanja është më e keqja në raport me taksat, pasi këtu lojtarët humbasin shuma të mëdha parash në krahasim me vendet e tjera”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat