Hysaj në fazë përgatitore

Futboll

Hysaj në fazë përgatitore

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:16
Ancelotti e Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj është nën urdhërat e Ançelotit. Ekipi po përgatitet për fillimin e Seria A. Seancat stërvitore të Napolit kanë një vëmendje të madhe nga tifozët, sidomos pas marrjes së drejtimit të ekipit nga italiani.

Kësaj here për të parë stërvitjen ishte ish-zëvendës trajneri i kombëtares sonë, Paulo Tramezani. Të gjithë kërkojnë të marrin nga eksperienca e Ancelottit dhe ish-trajneri i Sionit nuk mund ta humbiste këtë mundësi. Pas seancës stërvitore, Hysaj dhe Tramezani patën një bisedë. Ky i fundit vazhdon të ketë një raport të shkëlqyer ne futbollistët e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat