Alisson mesazh tifozëve të Romës

Futboll

Alisson mesazh tifozëve të Romës

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:39
Alisson Becker

Alisson Becker ka publikuar një falenderim në rrjetet sociale.

Alison Becker ka përshëndetur ekipin e Romës pas transferimit në Liverpool.

Portieri brazilian ka publikuar një falenderim në rrjetet sociale.

“Në Romë i shijova dy vite të bukura; të ndryshme, të gjalla, por në fund plot me arritje,” ka shkruar Alisson në llogarinë e tij në twitter.

“Ne po nisemi në rrugë të ndryshme, por dua të falënderoj të gjithë: klubit, lojtarët dhe të gjithë fansat që më motivuan të jap gjithçka në fushë.

“Në veçanti dua të falënderoj bashkëlojtarët, që kanë qenë në anën time për çdo betejë, çdo të mirë dhe të keqe, dhe kanë qenë të mrekullueshëm me mua që nga dita e parë. Ka qenë me të vërtetë një nder të luftoj përkrah juve djema!

“Gjithmonë do ta mbaj me vete këtë klub dhe këtë qytet në zemrën time.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat