Trepça dëshpëroi kundër skuadrës malazeze, nga Spliti u kthye kokulur

Futboll

Trepça dëshpëroi kundër skuadrës malazeze, nga Spliti u kthye kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:51
Pamje nga një ndeshje e asaj kohe

Pjesa e 70-të (Trepça në elitën e futbollit ish jugosllav 1977-78):  

Trepça dëshpëroi kundër skuadrës malazeze Buduçnosti nga Podgorica, në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë në futboll. Ndeshje ishte zhvilluar me 12 mars të vitit 1978 në stadiumin në Mitrovicë dhe kishte përfunduar pa gola (0:0). Pas këtij barazimit Trepça mposhtet në “Polud” të Splitit nga Hajduku me rezultat 2:0, në ndeshjen e luajtur me 19 mars, në kuadër të javës së 21-të. Sa vinin e kalonin javët Trepçë gjithnjë  e më shumë thellohej në krizë. Të dielën me 22 korrik do të lexoni për fitoren e madhe kundër Dinamos nga Zagrebi.

Java 20 - 1978

Me 11 mars

Crvena Zvezda - Hajduk       1:1 (1:0)

Vojvodina - Çeliku        1:0 (1:0)

Me 12 mars

Sarajeva  - Slloboda    2:1 (1:1)

Osijeku - Velezhi       1:1 (0:0)

Zagrebi – Borci (B)     1:0 (1:0)

OFK Beogradi - Dinamo (ZG)      0:0 (0:0)

Olimpia - Rijeka             1:0 (0:0)

Radniçki - Partizani    1:1 (0:0)

Trepça - Buduçnosti   0:0 (0:0)

Java 21

Me 18 mars

Velezhi - Sarajeva          2:1 (1:0)

Me 19 mars

Borci (B) - Partizani  0:0 (0:0)

Buduçnosti - Vojvodina 2:1 (2:0)

Celiku - Osijeku             2:0 (1:0)

Dinamo (ZG) - Cërvena Zvezda         1:1 (1:1)

Hajduku - Trepça  2:0 (1:0)

Rijeka  - Zagrebi             3:3 (1:1)

OFK Beograd  - Radniçki    1:1 (1:0)

Slloboda - Olimpia    2:1 (1:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat