City befason të gjithë me vendimin për Sterling

Futboll

City befason të gjithë me vendimin për Sterling

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 21:46
Sterling

Manchester City është i gatshëm të shesë Raheem Sterling në javët e ardhshme.

Sipas mediumit anglez Daily Star, Man City është i gatshëm të shesë yllin anglez, Sterling, gjatë kësaj vere.

Shitja e Sterlingut do të vjen nëse ylli anglez refuzon të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën nga Etihad.

Marrëveshja e tanishme e Sterling shkon deri në qershor të vitit 2020, por City nuk do të lejojë asnjë nga lojtarët kryesorë të tyre të shkojnë në vitin e fundit të kontratës.

Sulmuesi i lindur në Londër i zemëroi përkrahësit e Liverpoolit kur ai la skuadrën nga Anfield për Cityn tre sezonet më parë.

Ylli i Anglisë nuk ishte në më të mirën e tij gjatë Kupës së Botës dhe përballet me kritika për përfundimin e aksioneve.

Për Sterling nuk mungojnë skuadrat e interesuara, ndërsa cmimi i tij mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat