Rrëfimi i pazakontë: U dorëzova, nuk mundesha edhe pse jam Zlatan

Futboll

Rrëfimi i pazakontë: U dorëzova, nuk mundesha edhe pse jam Zlatan

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 00:48
Zlatan Ibrahimoviq

Zlatan Ibrahimovic gjithmonë ka treguar se ka një karakter të fortë dhe se nuk di të dorëzohet. Këtë ai e ka treguar duke shkëlqyer në çdo ekip dhe ligë që ka luajtur. Por edhe për Zlatan ka momente në të cilat ai është dorëzuar dhe një rast ai e ka ndarë sot me fansat e tij në një rrëfim për BBC.

Sulmuesi suedez ka treguar momentet e dëmtimit në kohën kur luante te Manchester United dhe pamundësinë e tij për të hyrë në fushë. Ai tregon se nuk donte asgjë, madje as pagën e tij por dëshironte vetëm të luante. “Te Mançesteri u krijua një situatë ku asgjë për mua nuk kishte të bënte rreth kontratës apo rrogës, madje iu thashë që nuk e dua rrogën time, mbajeni për vete. Unë atë kohë, doja vetëm të luaja. Mendjen e kisha gati, por fatkeqësisht, gjuri im nuk ishte gati, nuk më lejonte të luaja.

Kur gjuri u bë gati, i thash vetes ‘Unë nuk jam në lojë, nuk mund të bëj asgjë. Ata e kishin më parë një Zlatan, por tani nuk mund të bëhesha më Zlatan edhe njëherë tjetër’.

Trajneri më besoi, më përzgjodhi në disa ndeshje për të luajtur por isha unë ai që refuzova, duke i thënë se nuk jam gati. I thashë që nuk doja ta zhgënjeja. U dorëzova! U ngrita në këmbë dhe ik, megjithëse jam Zlatani” rrëfen mes të tjerash sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat