Liverpool, ja si e priti Karius transferimin e Alisson

Futboll

Liverpool, ja si e priti Karius transferimin e Alisson

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:42
Karius/Alisson

Pas finales së Ligës së Kampionëve, Liverpooli humbi besimin te portieri Karius dhe shpenzoi plot 72.5 milionë euro për të blerë nga Roma portierin Alisson Becker.

Gjithsesi Karius e ka kuptuar qartë tashmë se te Liverpooli do t’i shikojë shumicën e ndeshjeve nga stoli, pasi titullar do të jetë pikërisht braziliani.

Për këtë arsye, portieri gjerman është parë të dilte nga një dyqan video lojërash, ku kishte blerë lojëra të reja për Play Station-in e tij, por edhe për telefonin personal.

Mediat angleze nuk e kanë kursyer ironinë me Karius, duke theksuar se gjermani po përgatitet të argëtojë veten, ndërkohë që do të rrijë në stol në pritje të shansit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat