Ronaldo në Juventus, ja çfarë thotë Totti

Futboll

Ronaldo në Juventus, ja çfarë thotë Totti

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:36
Francesco Totti

Cristiano Ronaldo do të sjellë shumë në Serie A, sipas ish kapitenit të Romës, Francesco Totti.

Francesco Totti ka vetëm lëvdata për Cristiano Ronaldon, pas transferimit të tij nga Real Madrid në Juventus.

Ish kapiteni i Romës beson se ylli portugez do të japë shumë për Serie A.

“Cristiano Ronaldo do të sjellë shumë në Serie A, është i jashtëzakonshëm, më i miri së bashku me Messin”, deklaroi Totti për mediat italiane.

“Shpresoj që Serie A të kthehet tek niveli ku ishte vite më parë, pastaj i kuptoj tifozët e ekipeve tjera kur demoralizohen, është normale, por duhet të jenë të qetë”, u shpreh ai.

“Klubi ka synim t’i bëjë futbollistët dhe tifozët e kënaqur. Të gjithë presin emra të mëdhenj, sigurisht se do ta bëjmë më të mirën tonë”, theksoi Totti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat