‘La Parizien’ zbulon blerjen e frikshme të PSG-së

Futboll

‘La Parizien’ zbulon blerjen e frikshme të PSG-së

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

N’Golo Kante ishte një nga yjet e verës fitimtare të Kupës së Botës të kombëtares franceze dhe mund të ketë siguruar një largim nga klubi i tij Chelsea.

Gjigandët e Ligue 1 PSG thuhet se janë afër mbylljes së një marrëveshjeje për mesfushorin luftarak.

Le Parisien raporton se Kante ka rënë dakord për një “kontratë të parakohshme” me kampionët francezë nëpërmjet përfaqësuesve të tij.

I njëjti raport njofton se dy klubet tani janë në “negociata të avancuara” mbi një lëvizje për 27-vjeçarin, i cili u emërua lojtar i Premier League i sezonit 2017/18. Nga ky operacion Chelsea do të pëfitojë 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat