Në PSG do të vijnë edhe 3 kampionë të tjerë

Futboll

Në PSG do të vijnë edhe 3 kampionë të tjerë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:14
Thomas Tuchel

Pas humbjes 3-1 ndaj Bayern Mynih në turneun e International Champions Cup, trajneri i skuadrës së Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka bërë me dije se do të vijnë edhe 3 lojtarë të tjerë në merkaton e verës.

Sipas tij, këto blerje janë të domosdoshme edhe pse në ekip ka mjaft yje. Tuchel shprehet se skuadra ka nevojë për përforcime në mbrojtje e mesfushë, ndaj afrimet do të jenë dy mbrojtës krahu dhe një lojtar ne mesin e fushës.

“Në krahun e djathtë, Dani Alves është ende i dëmtuar dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndaj nuk dihet se kur mund të jetë në dispozicion. Në atë pozicion kemi Thomas Meunier, por ai do të jetë në dispozicion vetëm më 6 gusht, pasi ishte me kombëtaren në Botëror dhe nuk mund të rrezikojmë që të luajmë vetëm me një mesfushor krahu. Duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Tuchel.

Në mesfushë, tërheqja nga sporti i Thiago Motta ka krijuar një boshllëk, që trajneri gjerman kërkon ta mbushë me një lojtar të ri. “Duhet ta zëvendësojmë jo vetëm me një lojtar tjetër, por edhe me një futbollist me personalitet, pasi Motta ishte i rëndësishëm në fusëe e jashtë saj. Kemi nevojë edhe për një lojtar në krahun e majtë, pasi kemi humbur Berchiche dhe na duhet ta zavëndësojmë. Pasi të kemi gjetur 3 zëvendësuesit të shohim se ku mund të përmirësohemi më tej”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat