Pa Ronaldon në Amerikë

Futboll

Pa Ronaldon në Amerikë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 17:30
Juventus

 Skuadra e Juventusit është gati për të nisur për turin e përgatitjeve në Amerikë. 
“Zonja e Vjetër” ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar dhe në sy bie mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili nuk është grumbulluar me ekipin dhe mesa duket do të stërvitet i vetëm në Torino, derisa kampionët e Italisë të kthehen. 

Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me bashkëlojtarët e rinj në SHBA, ndërsa Paulo Dybala, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado, Rodrigo Bentacur dhe Douglas Costa që mungojnë.

Ata priten të kthehen në stërvitje në Torino në fund të këtij muaji, derisa Mario Mandzukic, Marco Pjaca dhe Blaise Matuidi, kanë marrë kohë shtesë për të pushuar pasi ishin pjesë e finales Kroaci – Francë në Kupën e Botës.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Juventus: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Marchisio, Alex Sandro, Caldara, Barzagli, Perin, Joao Cancelo, Pinsoglio, Emre Can, Rugani, Betuatto, Del Favero, Bernardeschi, Fernandes, Macek, Kastanos, Clemenza, Pereira, Beltrame, Favilli, Di Pardo, Fagioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat