Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis thotë se trajneri i Juventus Max Allegri është i dashuruar pas Marek Hamsik.
Kapiteni i Partenopei dukej sikur do të transferohej në Lindjen e Largët, por ka vendosur të qëndrojë për të punuar me trajnerin e ri Carlo Ancelotti.
“Në të shkuarën ka pasur oferta nga Milan, kur Allegri ishte trajner, dhe Juventus, kur Allegri ishte trajner,” shprehet De Laurentiis për Sky.
“Ai është i dashuruar pas Hamsik. Nuk kam besuar asnjëherë se do të shkonte në Kinë.”
Presidenti i Napolit gjithashtu pyetet për sulmuesin e Valencia-s, Rodrigo, për të cilin thuhet se është interesuar: “Ai është i mirë, por duhet t’i japim kohë Ancelotti-t të njihet me sulmin aktual.
“Do të mbërrijë një mbrojtës krahu.”