Interi duhet ta rrisë ofertën për Arturo Vidal

Futboll

Interi duhet ta rrisë ofertën për Arturo Vidal

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:19
Arturo Vidal

Interi duhet ta rrisë ofertën e tij nga 20 milionë € në 30 milionë € për të bërë të mundur marrjen e Arturo Vidal.

Skuadra e Seria A thuhet se ka dërguar një ofertë fillestare te Bayern Munich, në shumën e 20 milionë eurove për mesfushorin kilen, kontrata e të cilit në “Allianz Arena” skadon verën e ardhshme.

Por gjigandët bavarezë po vazhdojnë të kërkojnë më shumë, me rivalët e Interit, kuqezinjtë e Milanit, gjithashtu të interesuar për kilenin. Në këtë mënyrë, rivaliteti nga Milano për Vidal është i dukshëm, çka e bën Bayern Munich të mos lëkundet në kërkesat fikse financiare për futbollistin e vet.

Tashmë mbetet në dorë të zikaltërve për ta rritur edhe me 10 milionë euro ofertën e tyre, nëse duan ta bëjnë të tyrin mesfushorin tepër luftarak, që ka provuar të luajë suksesshëm në Seria A me Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat