Varka e Fabio Coentra shpëton 15 jetë peshkatarësh

Futboll

Varka e Fabio Coentra shpëton 15 jetë peshkatarësh

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:09
Varka e Fabio Coentra shpëton 15 jetë peshkatarësh

Sipas mediave portugezenjë mrekulli e vërtetë ka ndodhur ne det pranë portit të Avieros, ku varka e lojtarit te Real Madrid, Fabio Coentrao ka shpëtuar 15 peshkatarë. 
Peshkatarët raportohet se ndodheshin rreth 18 kilometra larg nga bregu dhe sipas “Correio da Manha” varka e tyre ishte duke u mbushur me ujë dhe vetëm ndërhyrja e varkës se Fabio Coentrao ka bërë që ata të mos mbyten. Kapiteni i varkës ka qenë vëllai i lojtarit, që sapo ka parë peshkatarët është drejtuar për ti marrë. 
Ky gjest prej një heroi të vërtet është përcjellur nga të gjithë mediat portugeze dhe familja e Coentraos shihen si heronj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat