Asoacioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, ndëshkon me të holla klubin e Prishtinës. Arsyeja e këtij dënimit janë hedhja e fishekzjarrëve nga tifozët. “Prishtina ka mbyllur aktivitetet e saj në Evropë për edicionin 2018. Ndërsa vazhdojnë vendimet rigoroze të UEFA-s kundër Prishtinës. Klubi është dënuar me 4.000 euro për fishekzjarrët e ndezura dhe të hedhura në ndeshjen e raundit preliminar në Mitrovicë kundër Europa të Gjibraltarit. Ndërsa edhe në edicionin e kaluar kundër Norrkoping Prishtina ishte dënuar me 3.000 euro për të njëjtën vepër”, bëhet e ditur nga FC Prishtina.