Stadiumi i Prishtinës emërohet “Fadil Vokrri”

Futboll

Stadiumi i Prishtinës emërohet “Fadil Vokrri”

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:37
Stadiumi i Prishtinës

(E plotësuar) - ?Ish futbollisti dhe ish kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri po të ishte gjallë sot do të mbushte 58 vjet.

Ademi:  Kemi përgatitur një program për shënimin e ditëlindjes të Vokrrit

“Do të jetë një ndeshje e cila do të zhvillohet sot në Stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë do të luajnë Llapi dhe Prishtina ekipe të cilat ka qenë lojtar vet kryetari Vokrri, pastaj pasdite është një koreografi që e kanë përgatitur tifozët ‘Dardanët për nder të figurës dhe veprës së Fadil Vokrrit që do të zhvillohet nga ora 19:00 tek varrezat në Dragodan”, tha Ademi.

Përveq ndeshjes miqësore po sot Stadiumi i Prishtinës sot do të emërohet me emrin e legjendës së futbollit “Fadil Vokrri.

Në stadiumin me emrin e ri më 28 korrik do të luhet ndeshja testuese në mes ekipit FC Prishtina dhe FC Flamurtari nga Vlora ku do të marrin pjesë fytyra të njohura të kombit shqiptar që do të ndeshen mes vete.

Ademi:  Testimi i stadiumit “ Fadil Vokrri” do të bëhet me 28 Korrik

“Ndeshja e veteranëve e cila do të luhet me datën 28 Korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Kjo do  të jetë një ndeshje testuese ku do të luhet klubi Prishtina dhe klubi i Flamurtarit të Vlorës. Veteranët e këtyre dy klubeve gjenerata e Fadil Vokrrit të cilët kanë luajtur dhe janë ndeshur edhe njëherë kur ishte Fadil Vokrri futbollist i Partizanit kur kanë luajtur në Vlorë dhe po ashtu në Beograd në ndeshjen e kupës së Evropës”.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshje testuese e cila do të inspektohet nga delegatët e UEFA-s, ku ata do të inspektojnë këtë stadium në disa aspekte kryesore si qasja e shikuesve në stadium, sistemi i kontrollit të sigurisë, infrastruktura mediale, aspektet sportive dhe hapësirat e brendshme të stadiumit.

Federata e Futbollit të Kosovës fton të gjithë qytetarët të jenë prezent në ndeshjen testuese, ku biletat do të jenë falas.

FFK bëri të ditur se për ndeshjen e testimit që do të zhvillohet më 28 korrik do të duhen të jenë prezent më shumë se 3 mijë shikues në mënyrë që të bëhet testimi në të gjitha aspektet nga UEFA.

Stadiumi i Prishtinës nga sot quhet “Fadil Vokrri’

Stadiumi i Prishtinës nga sot do të mbajë emrin e legjendës së futbollist kosovar, Fadil Vokrri.

Në këtë stadium ka filluar vendosja e shkronjave të emrit të Vokrrit.

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti,  në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër gjatë orëve të para të mëngjesit. 

Ai njihet si legjendë e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat