Shala: Babai im është shumë krenar që askënd nuk e ka lutur për mua

Futboll

Shala: Babai im është shumë krenar që askënd nuk e ka lutur për mua

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:31
Andis Shala në veprim

Sulmuesi nga Kosova, Andis Shala, po përgatitet maksimalisht për edicionin e ri dhe zotohet se do të jap atomin e fundit për ekipin e FC Rot-Weiß Erfurt, me synime që të rikthehen në Bundesliga III. Ndryshe, Andisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Kujtimi. Andisi mburret me një aspekt që babai i tij nuk e ka lutur askënd për të por me punë i ka arritur të gjitha. Andisi është prej sulmuesve më të rrezikshëm dhe vlerësohet shumë, një periudhë (2008-2011) ka luajtur edhe në Dunde Utd kur ishin pjesë e elitës skoceze.

Andisi trupgjatë, luftarak i madh, ka një teknikë të përsosur dhe është një top-shënues! Në fundjavë përkatësisht me 28 korrik, Shala me Erfurt-in si mysafir takohen me Altglienicke, në kuadër të javës së parë të Ligës rajonale në Verilindje të Gjermanisë.  Çudia tjetër ka qenë se Andisi edhe kur ishte në formën më të mirë të mundshme, siç bie fjala të Dunde Utd, nuk ishte ftuar as nga kombëtarja e Shqipërisë dhe as nga ajo e Kosovës, është fjala për periudhën 2008-2011.

Askush nuk e ka të qartë deri me tash sepse ky sulmues i shkathtë ishte lënë anash dhe nuk e kishin pa të arsyeshme që ta ftojnë edhe te Kosova, të paktën t’i jepet rasti për të dëshmuar veten!  Andisi tha se asnjëherë nuk është kontaktuar nga Kosova!

“Bota sot”: Andis, pas një kohe u larguat nga Babelsberg-u, iu bashkuat skuadrës së mirënjohur FC Rot-Weiß Erfurt, sa keni mundur mu përshtatur me kolektivin e ri?

Andis Shala: Në SV Babelsberg kalova tri vite, shënova shumë gola, siç e dini edhe ju, por nuk kishin synime të hyjmë në ligën e tretë. Mua me pengoj shumë, për këtë arsye vendosa të largohem edhe pse kisha edhe një vit kontratë.

“Bota sot”: Një emër i njohur trajner në klubin Erfurt, siç është Thomas Brdariç, për ju sa është vështirë të jesh nën urdhrat e tij?

Andis Shala: Jo, aspak nuk e kam të vështirë të jem nën urdhrat e tij sepse ai ka qenë vet futbollist edhe i kalibrit të lart, pasi ka luajt në Bundesligë dhe në Kombëtaren Gjermane.

Image

“Bota sot”: Erfurt ka synime rikthimin në Bundesliga III, çfarë premtoni ju?

Andis Shala: Është e vërtet se Erfurti është ekipi i njohur në Gjermani dhe ambiciet e këtij klubi janë të rikthehen aty ku e ka vendin, unë do ta jap  maksimumin si golgeter dhe profesionist që jam.

“Bota sot”: Keni karrierë të bujshme nga Dunde Utd e Skocisë shkuat në Gjermani, a mendoni se jeni në formën më të mirë?

Andis Shala: Është e vërtet se Dundee Utd ka qenë klubi më i madh që kam luajtur, por gabova që u ktheva në Gjermani, kjo ligë qe luaj nuk i takon kualitetit që unë e posedoj por futbolli ka edhe fat...!

“Çfarë e veçon Erfurtin nga ekipet që keni luajtur në të kaluarën?

Andis Shala: Erfurti është ekip ku punohet me profesionalizëm dhe me kushte shumë të mira, me  një stadium që e ka kualitetin e Bundesligës ,kur i sheh të gjithë ata tifoz atëherë edhe motivi është edhe më i madh.

“Bota sot”: Prindi juaj ish futbollist i mirënjohur, Kujtimi, sa iu mbështet?

Andis Shala: Me ju thënë të drejtën aspak, po ta kish shfrytëzuar emrin e tij, me lidhje që i ka, nuk do të isha këtu. Babai im është shumë krenar që askënd nuk e ka lutur për mua që të kyqem më lart, gjithçka çka kam arrit me forcat e mija edhe pse me kualitet e meritoj të jem shumë më lart!

“Bota sot”: A keni kontakte apo iu kontaktojnë nga Kosova?

Andis Shala: Nga Kosova deri me tani askush s’ka kontaktuar me mua!

“Bota sot”:  Cilat skuadra i sheh për kreun e tabelës krahas Erfurtit?

Andis Shala: Krahas Erfurtit e shoh edhe Chemnitz, Bfc Dinamo, Nordhausen, Bak, Berlin Sv Babelsberg - nuk dihet asgjë në futboll, FC Lokomotiva, kjo ligë është shumë shumë e fortë.

Karriera e Shalës

Andis Shala karrierën e ka nisur në Hannover 96 për të rinjtë, pastaj ka luajtur për Hannover 96 II (2007-208); VfR Mannheim (2008); Dundee United (2008-2011); Hallescher (2011-2013); Carl Zeiss Jena (2013–2014); BFC Dynamo (2014–2015), SV Babelsberg 03 (2015-2018) dhe tani në Efurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat