Laçi dhe Drita mësojnë kundërshtarët për rrethin e tretë nëse kalojnë rivalët

Futboll

Laçi dhe Drita mësojnë kundërshtarët për rrethin e tretë nëse kalojnë rivalët

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:38
Ilustrim

Laçi ka mësuar kundërshtarin për raundin e ardhshëm të Europa Ligës. Ata do të ndeshen me fituesen e çiftit Hibernians (Skoci)- Asteras Tripolis (Greqi) , por për ta bërë këtë ata më parë duhet të eleminojnë Molden. Ndeshja e parë ndaj skuadrës norvegjeze do të luhet në datën 26 korrik. Laçi ishte vendosur në grupin 3 të shortit, ku ishin ekipet më të forta, për shkak të Moldes. Aty ndodheshin ekipe si Sevilla apo AZ Alkmar. 

Drita nga Gjilani do të luajë në rundin e dytë të kualifikimeve për Europa League, pasi u mposht në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga ekipi suedez Malmo.

Në rast se kualifikohet ndaj Dudelanges, ekipi nga Gjilani në rundin e tretë do të ndeshet me fituesin e takimit tjetër të rundit të dytë, Spartak Trnava – Legia Varshava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat