A janë gjallë Arsim Abazi, Naim Sojeva, Agron Selmani, Fehmi Hyseni, Rexhep Murseli...a gjendet diku?

Futboll

A janë gjallë Arsim Abazi, Naim Sojeva, Agron Selmani, Fehmi Hyseni, Rexhep Murseli...a gjendet diku?

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2018 Në ora: 16:36
Lojtarët e Ferizajt

Arsim Abazi prej ish futbollistëve më të mirë që ka pasur Ferizaj, një kohë reprezentues i Kosovës dhe pas luftës trajner i suksesshëm, Naim Sojeva, një futbollist i mirë i asaj kohe, trajner i papunë dhe Agron Selmani,  trajner që angazhohet me tërë qenien e tij, ndërsa Rexhep Murseli prej ish futbollistëve më stabil që ka pasur Ferizaj dhe Fehmi Hyseni ish mbrojtës i dëshmuar, po ashtu kurrë nuk ia dha rasti si trajner dhe disa trajnerëve tjerë. Klubi i futbollit Ferizaj nuk iu beson këtyre të lartpërmendurve që t’i emërojë në krye të klubit apo këta janë të shtrenjtë!?

Një Zot e di! Shtrohet pyetja, a janë gjallë Arsim Abazi, Naim Sojeva, Agron Selmani, Fehmi Hyseni, Rexhep Murseli...a gjendet diku? Një dashamirë i futbollit thotë: “Janë gjallë e të fortë, por kush si kontakton ata”.  As Abazi, as Sojeva, as Selmani, as Murseli etj,. rrinë në heshtje! A thua, çfarë po ngjan me futbollin ferizajas, që pak janë seriozë si klub sepse ka vite rikthehen e bien nga elita.

Dhe në anën tjetër si qytet i dyti në Kosovë për nga fuqia financiare, nuk e meriton klubi të jetë në gjendje të tillë! Abazi, Sojeva, Murseli, Hyseni, Selmani, i duhen atëherë kur klubi mbetet as në tokë e as në qiell, që të vijnë si shpëtues, por kur i kanë punët mirë, ata duhet të shkojnë në tribuna sepse siç thonë edhe vetë disa nga dashamirët e këtij qytetit: Nuk na duhen ata, se i njohim e na njohin! Dhe krejt në fund. Ferizaj ende nuk e ka rregulluara apo rinovuar stadiumin e vjetër! Sigurisht një ditë do të rregullohen gjërat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat