Shkupi mund skuadrën nga Kosova

Futboll

Shkupi mund skuadrën nga Kosova

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 10:54
Shkupi mund skuadrën nga Kosova

Shkuadra e Shkupit ka zhvilluar ndeshje kontrolluese ndaj ekipit të Ballkanit nga Suhareka e Kosovës, ku ka shënuar fitore me rezultat 3:2. Kjo ishte ndeshja e parë kontrolluese pas duelit me Glasgow Rangers në kuadër të Ligës së Evropës.

Trajneri Ramadani ka paraparë që të zhvillojë edhe një kontrolluese, e që stafi i ekipi tani më e ka dakorduar përballjen me Feronikelin, ndeshje kjo që ishte paraparë të luhet me 29 korrik.

Por shkaku që u ndryshua data për fillimin e sezonit të ri futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë, ndeshja Shkupi – Feronikeli, tani do të luhet më 5 gusht, në ora 17:00, në stadiumin e Çairit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat