Morina rikthehet në shtëpi

Futboll

Morina rikthehet në shtëpi

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 15:37
Morina rikthehet në shtëpi

Arbnor Morina 54 vjeç, është fëmijë i klubit të futbollit Prishtina. Përveç karrierës së gjatë si futbollist nga viti 1983 dhe me pak ndërprerje në vitet 90-ta, ka përfunduar karrierën prej futbollistit në vitin 1998 në Prishtinë. Nga ky vit e deri më 2007 kishte punuar si trajner në ekipin e parë e në disa raste e kishte udhëhequr edhe si kryetrajner.
Në vitin 2007 ishte zgjedh drejtor gjeneral i klubit, pozitë që kishte ushtruar shkurt edhe pas luftës.  Pozitën e drejtorit kishte ushtuar deri më 2010. Nga viti 2010 kishte lëshuar klubin e futbollit Prishtina e deri më tani për tetë vite ka punuar si kryetrajner në shumë klube të futbollit në Kosovë.

Morina pas tetë vitesh rikthehet si drejtor sportiv, pozitë vakante pasi që ushtruesi i kësaj detyre, Arsim Thaqi, tani është emëruar kryetrajner në Flamurtar.

Morina, ekonomist i diplomuar dhe me PRO-Licencë, ka filluar punën nga dita e sotme duke qenë prezent afër ekipit të parë dhe shkollës së futbollit.

“Me dëshirën më të madhe kam pranuar ofertën e kamotshme të kryetarit Ejupi që të rikthehem në klubin tim të zemrës. Më parë isha drejtor ekzekutiv e tani drejtor sportiv, por kjo më së pakti qon peshë, sepse gjithmonë çfarë do pune ku do që kam punuar, jam munduar të jap 200% nga vetja ime. Ndërsa objektivat dihet, ato gjithmonë janë të njëjta në Prishtinë, si lufta për tituj dhe organizimi pak më ndryshe duke tentuar të gjejmë kryesisht futbollistë, që do t’i shërbejnë ekipit dhe interesant për treg dhe shitje”, ka thënë Morina.

“Tani rikthehemi në stadiumin për t’i zhvilluar ndeshjet, por mbetët brenga më e madhe zhvillimi i stërvitjeve apo mungesa e shtëpisë sonë të kompleksit sportiv që është më se e nevojshme. Po presim të përfundojnë procedurat me dokumentacion dhe mesiguri që të fillohet të ndërtohen fushat ndihmëse sipas planprogramit të paraparë nga presidenti dhe bordi”, ka shtuar Morina.

“Sot ishte dita e parë e punës dhe nuk kam qenë i angazhuar në transferimin e lojtarëve, mirëpo ata që i ka zgjedhur shefi i shtabit teknik duhet me u përmbush dhe nëse ka nevojë edhe diçka gjatë këtyre ditëve dhe nëse e sheh të nevojshme kryetrajneri, atëherë duhet bërë përpjekje për të realizuar dhe ku e ka mbështetjen e pakontestuar në punën dhe drejtimin e tij nga të gjithë”, ka potencuar Morina.

“Tani më dihet edhe kalendari i kampionatit dhe ku në ndeshjen e parë ndeshemi me Gjilanin, e cila luan një futboll të mirë me lojë të hapur e me ekip të organizuar edhe pse tani sëfundi nuk jam shumë i informuar për ndryshimet që e shumta që i kanë bërë. Do të jetë ndeshje derbi që në hapje të kampionatit. Skuadrat gjithmonë hyjnë në ndeshje me ambicie për fitore dhe po s’hyre me këtë ambicie më mirë mos të hysh të luash fare”, ka përfunduar drejtori i ri sportiv i FC Prishtina, Arbnor Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat