Bayern Munich kritikon Juventusin për Ronaldon

Futboll

Bayern Munich kritikon Juventusin për Ronaldon

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:52
Cristiano Ronaldo

Drejtori i përgjithshëm, Karl Heinz Rummenigge, ka thënë se është habitur me blerjen e Juventusit, Cristiano Ronaldon dhe paratë e paguara për të.

Sipas tij në një mënyrë transferimi i Ronaldos ka kuptim, por Bayerni nuk do ta bënte të njëjtën gjë.

“Blerja e Cristiano Ronaldos është blerja që ka tërhequr më shumë vëmendje”.

“Unë e kuptoj, është një futbollist që ka fituar gjithçka me Real Madridit. Për pesë vite ka qenë lojtari më i mirë në botë”.

“Por, çështjet e marketingut kanë luajtur një rol jo të vogël në transferimin e tij te Juventusi. Gjithsesi, Bayern Munchen nuk do të investonte kurrë kaq shumë parà për një futbollist 33-vjeçar”.

Sipas tij me transferimin e Ronaldos synohet rikthimi i tifozëve drejt Serie A.

“U habita që Andrea Agnelli vendosi të ndërmarrë një lëvizje të tillë. Në Itali, kjo blerje ka pasur shumë jehonë”.

“Nga këndvështrimi i Juventusit, transferimi i Ronaldos ka kuptim. Me këtë lëvizje, në Itali shpresohet që të rifitohet vëmendja e të gjithë botës futbollistike”, ka thënë Rummenigge.

Ai në fund tha se PSG dhe Manchester City e kanë prishur tregun transferimeve duke ofruar shumë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat