Leonardo nuk ndalet, tani drejt Parisit për Rabiotin

Futboll

Leonardo nuk ndalet, tani drejt Parisit për Rabiotin

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:29
Adrien Rabiot

Leonardo ka filluar fuqishëm aventurën e tij te Milani.

Pasi i solli trajnerit Gennaro Gattuso një mbrojtës dhe sulmues klasi, tani është duke punuar për një mesfushor.

Sipas SportMediaset, pas udhëtimit në Romë për të shikuar nga afër situatën për Sergej Milinkovic-Savic, ai është nisur për Paris.

Leonardo ka udhëtuar drejt kryeqytetit francez për të shikuar mundësitë për mesfushorin e Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot.

Italiani në Paris do të takohet me PSG-në, por edhe me nënën e lojtarit, e cila është edhe agjente e tij.

Për francezin gjatë këtij afati kalimtar kishte shfaqur interesim edhe Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat