Mourinho zhgënjen tifozët e Unitedit, paralajmëron stinor të vështirë

Futboll

Mourinho zhgënjen tifozët e Unitedit, paralajmëron stinor të vështirë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:33
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka frikë se skuadra e tij do ta ketë një stinor të vështirë nëse nuk përforcohet me ndonjë transferim para se të mbyllet afati kalimtar.

Pas humbjes në miqësoren kundër Bayern Munichut, ai ka dhënë një intervistë për MUTV.

“Klubi e di se çfarë dua unë. E di që drejtuesit dëshirojnë ta bëjnë më të mirën për mua dhe kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për të pritur se çfarë do të ndodhë”.

“Klubet e tjera të cilët do të garojnë me ne janë shumë të forta dhe kanë ekipe fantastike, si Chelsea, Tottenhami ose Manchester City, po ashtu edhe Liverpooli, i cili është duke blerë gjithçka”.

“Dhe nëse nuk e bëjmë skuadrën tonë më të mirë, atëherë do të jetë një stinor i vështirë për ne”, ka thënë portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat