Nuk po iu bëhet “halli”, Juventus nuk ka më fanella të Ronaldos për shitje

Futboll

Nuk po iu bëhet “halli”, Juventus nuk ka më fanella të Ronaldos për shitje

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 07:05
Cristiano Ronaldo

Blerja e Cristiano Ronaldos nga Juventusi ka ende një jehonë të fortë, jo vetëm ne Torino por në mbarë botën.

Është arritur deri aty sa në dyqane tashmë nuk gjenden më fanella me numrin 7 të sulmuesit portugez, një situatë kjo që do të zgjasë deri në muajin shtator pasi të kenë filluar të gjitha kompeticionet

Sipas të përditshmes torineze ‘Tuttosport’, Juventus i ka shitur të gjitha fanellat e Ronaldos në pikat e tij të shitjes dhe në internet.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshme në momentin e parë janë shitur plot 55 mijë fanella të Cristiano Ronaldos. Në bazë të llogaritjes së kryera nga ekspertët e marketingut, shifra e arkëtuar nga shitja e këtyre fanellave është 6.3 milionë Euro, 10-12% e së cilës do të shkojë për llogari të Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat