Tërhiqet në moshën 40-vjeçare, më tepër fitoi trofe sesa luajti

Futboll

Tërhiqet në moshën 40-vjeçare, më tepër fitoi trofe sesa luajti

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 09:27
Paulo Lopez

Futbolli rezervon ngjarje të çuditshme, deri diku jashtë logjikës. I tillë është edhe rasti që vjen nga Portugalia, që tregon se mund të fitosh shumë trofe, edhe duke luajtur fare pak, për të mos thënë aspak.

Në moshën 40-vjeçare, portieri i tretë i Benfikës, Paulo Lopez njoftoi se vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Luzitani vari “dorezat në gozhdë”, pas një karrierë që nuk ka qenë brilante në fushë, por mund të kategorizohet mes atyre legjendare, për nivelet ku (s’)ka luajtur dhe trofetë e fituar.

Paulo Lopez u tërhoq në të njëjtën moshë kur Xhanluixhi Bufon vendosi të transferohej te Paris Seint Zherman për të tentuar të fitonte Champions League. Edhe pse nuk gëzon famën e homologut italian, ai mund të mburret se ka fituar shumë trofe. Në total, në 13 sezone të kaluar te Benfika, ku gjithmonë është cilësuar zgjedhje e dytë ose e tretë për portën, Lopez është aktivizuar aq pak, sa pakkush e mban mënd në fushën e lojës. Vetëm 11 ndeshje të luajtura në më tepër se një dekadë.

Megjithatë, në këto 13 vitet e fundit emocionet dhe kupat nuk kanë munguar, sepse në total portieri ka festuar së bashku me ekipin e tij 12 trofe. Një rast unik në botën e futbollit, që tregon se ky sport mund të tregohet shumë bujar, duke bërë që në fund të karrierës të kesh fituar më tepër trofe sesa të kesh luajtur ndeshje. Thjesht e pabesueshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat