KF Shkëndija pretendon paraqitje dinjitoze kundër Salzburg-ut

Futboll

KF Shkëndija pretendon paraqitje dinjitoze kundër Salzburg-ut

Nga: Shaban Sinani Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:36
Pamje nga stërvitjet e Shkëndijes

Skuadra kampione dhe fituese e Kupës së Maqedonsë, Shkëndija nga Tetova, sonte në orët e mbrëmjes udhëtojnë drejtë Salzburgut, ku të mërkurën do të zhvillojnë sfidën historike për kualifikim në ndeshjen e play-off-it të Champions League. Për kampionin e Maqedonisë kjo do të jetë ndeshja e 29-të në garat europiane, ndërsa e shtata në Champions League, ndaj ka obligim për një paraqitje sa më dinjitoze pasi është skuadra e vetme nga vendi që vazhdon garat europiane. Para nisjes për në Austri një ndër shtyllat e repartit të mbrojtjes në ekipin kuqezi, Visar Musliu,  tha se ekipi si tërësi punon maksimalisht për një paraqitje dinjitoze kundër austriakëve.

“Ne  përgatitemi për çdo  ditë maksimalisht, duke  i parë se  ku i kanë dobësitë ekipi  i Salzburgut . Besoj se do të jetë ndeshje  mjaft e vështirë , por nuk do të thotë që ne  do të dorëzohemi para  kohe “ deklaroi Musliu. Sa i përket epilogut  të ndeshjes kundër austriakëve të Salzburgut, qendërmbrojtësi i kuqezinjve tha se do të ishte i kënaqur edhe me  barazim.  “Shpresoj që gjithë ekipi të nxjerrim një rezultat pozitiv, me barazim besoj se do të ishim të kënaqur”,  tha ai. Nga klubi i futbollit Shkëndija bëjnë të ditur se ekipi kuqezi në Salzburg nuk do të ketë përkrahje nga tifozët e vetë pasi për një gjë  të tillë nuk ka asnjë lëvizje.

Në ndeshjen Salzburg – Shkëndija që do të zhvillohet pasnesër mbrëma (19.00) në “Red Bull Arena” që ka kapacitet prej afro 32 mijë ulëseve, drejtësinë do të ndajnë treshi i referëve nga Azerbajxhani me në krye Aliyar Aghayev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat