“Ronaldo do të bëjë histori te Juventusi!”

Futboll

“Ronaldo do të bëjë histori te Juventusi!”

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 14:40
Cristiano Ronaldo dhe vëllai i tij Hugo Aveiro

Serie A është gati të mirëpresë Cristiano Ronaldo dhe vëllain e tij Hugo Aveiro, i cili është shprehur i bindur: “Ronaldo erdhi në Itali për të bërë histori”.

Historia për bardhezinjtë përkthehet me fitimin e Champions League. “Juve çdo vit është në luftë për Champions, këtë sezon Ronaldo do të japë gjithçka për ta arritur këtë”, tha vëllai i sulmuesit portugez.

Ai vazhdoi edhe më tej: “Mendoj se Cristiano do të ketë vetëm suksese te Juventusi sepse ai zgjodhi një klub të jashtëzakonshëm dhe do ta ndihmojë atë të marrë rezultate pozitive për të bërë historinë”, tha Hugo Averio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat