PSG ofertë për mbrojtësin e Juventusit

Futboll

PSG ofertë për mbrojtësin e Juventusit

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 21:20
Alex Sandro

Paris Saint Germain nuk po ia del të bindë Juventusin për të rrëmbyer mbrojtësin e majtë brazilian, Alex Sandro, pavarësisht ofertave gjithnjë në rritje për kartonin e tij.

Pikërisht për këtë arsye, vëmendja e parizienëve është zhvendosur në Milano, ku kanë kërkuar informacion për mbrojtësin e majtë të Interit, Henrique Dalbert.

Ky i fundit erdhi te zikaltrit verën e kaluar, nga Nice, për rreth 28 milionë euro por në sezonin që sapo u mbyll, nuk arriti të lerë gjurmë në kampionatin italia.

Spalletti po punon me kujdes në këto miqësore vere me djaloshin brazilian dhe kërkon ta rikthejë si protagonist, por ndërhyrja e PSG-së, mund të bëjë që Dalbert të rikthehet edhe njëherë në kampionatin francez.

Zikaltrit do të ishin 5të kënaqur nëse do ta shisnin menjëherë për shumën e 25 milionë eurove, para që më pas do t’i investonin te anësori i Manchester United, Matteo Darmian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat