Buffon e ka ditur që Juventusi do të nënshkruante me Ronaldon

Futboll

Buffon e ka ditur që Juventusi do të nënshkruante me Ronaldon

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 00:30
Buffon u largua para se Ronaldo të vinte, duke mos e pasur asnjëri mundësinë që të luajnë së bashku.

Agjenti i Gianluigi Buffonit ka thënë se portieri i ri i Paris Saint-Germain, e ka ditur që Cristiano Ronaldo do të bashkohet me Juventusin.

Buffon u largua para se Ronaldo të vinte, duke mos e pasur asnjëri mundësinë që të luajnë së bashku.

Agjenti Silvano Martina ka thënë se sapo ka dal lajmi Buffon e ka kuptuar se kjo punë do të mbarojë pozitivisht për Juventusin.

“Nuk e dinte në prill, por sapo doli lajmi, ai ishte i sigurt se Juve do të nënshkruante me të”.

“Ai e donte fanellën që e përfaqësonte. Ai jeton jetën me emocione dhe shpresoj që ai të mos përballet me Bianconeriët: do të ishte e dhimbshme për të”.

“A mund të kthehet në Juventus? Nuk e di, por unë nuk mendoj se PSG do ta lëshon kurrë”.

“Megjithatë, ky është vetëm mendimi im personal. Nuk kam folur me të kurrë për këtë gjë”, ka thënë Martina për RMC Sport.

Buffon ka nënshkruar një kontratë për dy vite me PSG-në. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat