Bernard zgjedh Evertonin para Milanit

Futboll

Bernard zgjedh Evertonin para Milanit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:34
Evertoni

Futbollisti brazilian nga sezoni tjetër do të luajë në Premier Ligë.

Evertoni është treguar më i shpejtë dhe më bindës sesa Milani për transferimin e Bernard.

Anglezët duket se kanë arritur marrëveshje me futbollistin, i cili prej pak kohësh është pa kontratë pas përfundimit të asaj me Shakhtar Donetsk.

Bernard pëlqehej prej kohësh nga Milani, por hezitimi i drejtuesve të klubit kuqezi ka bërë që ai mos të pres më dhe të shkojë në Angli.

Për brazilianin interesohej edhe West Hami, por duket se 26-vjeçari ka preferuar skuadrën e Everton për të vazhduar karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat